Ministria për Punët e Jashtme ka bërë me dije se tashmë apostilimi i dokumenteve do të bëhet brenda 24 orëve.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm Igli Hasani përmes një postimi në facebook.
Ai ka shkruar se tashmë të gjithë qytetarët mund të dërgojnë dokumentet në çdo zyrë postare brenda Republikës së Shqipërisë dhe do t’i kenë gati 24 orë më pas.
Tashmë legalizimi i dokumenteve/apostilim bëhet brenda 24 orëve.
Dorëzo dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të RSH-së.
MEPJ përpunon të gjithë dokumentacionin për legalizim/ apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre.
Për më shumë kliko në: