Sot, e premte, këngëtari i njohur, Noizy, është liruar nga paraburgimi, pas arrestimit të tij në lidhje me incidentin e fundit që ndodhi në Pejë.
Në këtë ngjarje, Noizy dhe kolegu i tij Stresi janë dyshuar se kanë pasur gisht në dhunën ndaj TikTokerit Medi Iseni.
Pas lirimit nga paraburgimi, Noizy ka hyrë live në Instagram për të komunikuar me ndjekësit dhe për të shprehur falënderime dhe përkrahje.
Në videon e shpërndarë, ai duket duke dalë nga burgu dhe duke u përqafuar me të afërmit e tij.
Këngëtari ka shprehur: “Doja të falënderoja miqtë e mi dhe gjithë kolegët që nuk patën frikë të më suportojnë. Si përherë, e drejta dhe e vërteta do të fitojë. Uroj që kjo çështje të zbardhet sa më shpejtë. Ndodhin edhe kështu raste kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç e ke planifikuar. Faleminderit për gjithë suportin, kam marrë shumë telefonata nga familjarët e mi që më keni mbështetur”.
Më tej, ai ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fansat: “Kam edhe një lajm, të mërkurën, me që nuk i zhvilluam shumë koncerte, këtë të mërkurë, me datë 21, në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të bëjmë një superkoncert për të gjithë ju fansat më të çmendur në botë. Ju kërkoj falje që nuk erdha dot, ju ma dini situatën, shumë shpejt do të dalim edhe me posterin zyrtar. Ju dua”.