Kalaja e Rozafës dhe historia e saj është një atraksion jo vetëm për qytetarët shkodranë apo shqiptarë, por edhe për turistët që vijnë të vizitojnë Shkodrën. Vetë turistët nga vende të ndryshme të botës, tregojnë ndjesitë dhe përshtypjet e tyre si për historinë ashtu edhe për vlerat arkeologjike gjatë vizitës në këtë kala.
“Jam nga Italia, Trieste. Është hera e parë në Shqipëri. Jam vërtet shumë e impresionuar. Është vërtet kala e bukur, në një pozicion të mirë. E shijova muzeun, me gjetjet që ka brenda”, tha një pushuese.
“Jemi nga Italia, Roma. Vendosëm të vinim këtu se është një vend i mirë për të shkuar në mal dhe në det. Mund të them se gjëja më e mahnitshme që pamë dje ishte perëndimi i diellit në liqen. Vërtet vend i mrekullueshëm. Nuk mund ta imagjinoni çfarë thesari keni këtu në këtë vend! Edhe njerëzit. Ju jeni të dashur”, tha një tjetër pushues.
Vijmë nga Franca. Përshtypja jonë e parë: është vend i këndshëm. Në kala është pamja dhe hapësira. Ju keni mjaft hapësirë, vend i mirë”, thotë një turist nga Franca.
“Jemi nga Zvicra. Erdhëm dje në Shkodër. Sot po vizitojmë kalanë, e cila është e këndshme. Është mjaft pastër, gjë që është e rëndësishme për ne. Pamja është absolutisht mahnitëse”.
“Edhe për mua është hera e parë në Shqipëri dhe në Shkodër. Është shume bukur. Është eksperiencë e re. Jam e lumtur që jam këtu. Mendoj se historia është e rëndësishme në Shqipëri”, thotë një turiste.
“Jemi nga Belgjika. Dhe është hera jonë e parë këtu në Shqipëri! Është mrekulli nga këtu! Është vërtetë unike pamja”, shprehet një turist nga Belgjika.
“Nga Hong Kongu. Hera e parë këtu. Sapo erdhëm. Morëm disa të dhëna të detajuara të kalasë. Mësuam për legjendën e saj, është madhështore, shumë e bukur. Këtej është liqeni dhe lumi ndërsa pas nesh më thanën që kemi alpet shqiptare”.
Shkodra ka pritur turistë gjatë gjithë vitit, aq më tepër në stinën e verës ku turizmi njeh edhe rritje maksimale të vizitorëve.