Zjarri shkatërron Madeiran, kërkohet ndihmë europiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet portugeze kanë kërkuar ndihmë europiane për të përballuar situatën e krijuar si pasojë e zjarreve në zonën e Madeira.

Zjarret në ishullin turistik vijojnë prej të martës dhe sipas përllogaritjeve paraprake më shumë se 43 mijë hektarë pyje dhe shkurre janë tashmë të shkrumbuara.

“Ne do të aktivizojmë mekanizmin evropian të mbrojtjes civile në orët e ardhshme në mënyrë që dy avionë Canadair të mund të vijnë për të ndihmuar në përballimin e kësaj situata”, bëri me dije një burim nga qeveria portugeze.

Erërat e forta kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit dhe gjithashtu shkaktuan probleme serioze në lëvizjen e avionëve në Madeira, si pasojë e të cilave turistët u bllokuan në ishull.

Flakët kanë arritur pranë pyllit tropikal të Madeira, i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO.

Share This Article