Osmani: Për herë të parë takim bilateral në nivel presidentësh në mes Kosovës dhe Çekisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Pragë të Republikës Çeke për të marrë pjesë në forum global të sigurisë, GLOBSEC 2024.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh.

“Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, shkruan ajo.

Share This Article