ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford 5 hours ago
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç 6 hours ago
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës 6 hours ago
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York 6 hours ago
Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

800 punësime të reja në 8 muaj. Fryhet më tej administrata qendrore, arrin në mbi 86 mijë numri i rrogëtarëve

albnews by albnews
3 September, 2024
in Albania
0
800 punësime të reja në 8 muaj. Fryhet më tej administrata qendrore, arrin në mbi 86 mijë numri i rrogëtarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Administrata publike vijon të fryhet. Me zgjedhjet parlamente të vitit të ardhshëm në prag, dhe pagat që joshin më shumë, numri i atyre që punojnë në ministri apo drejtori ka arritur në mbi 86 mijë. Në krahasim me fillim-vitin, janë 800 rrogëtarë më shumë në administratën publike qendrore.

“Historia e të punësuarve në administratën publike, unë shpesh e them që është ose për ata që duan të zhvillohen në karrierë ose për ata dembelë. Fatkeqësisht shteti është kthyer në hapësirë punësimi militantësh të njërës apo tjetrës parti”, thotë për televizionin A2 Helena Halilaj, pedagoge, eksperte e tregut të punës.

RelatedPosts

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Ryanair po “braktis” Spanjën – Shqipëria mund të përfitojë

Bazuar te historiku i vendimeve, pjesa më e madhe e atyre që janë punësuar këtë vit janë nëpunës të thjeshtë, ndjekur nga drejtuesit e kategorisë së ulët dhe ata të mesëm. Ndërkohë ka pak punësime në nivelet e larta dhe këtë hezitim ekspertë të tregut të punës e lidhin me hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

800 punësime të reja në 8 muaj. Fryhet më tej administrata

“Mosplotësimi i vendeve bosh vihet re veçanërisht te kategoritë e mesme dhe të larta të specialistëve. Kjo nga frika e SPAK. Kanë frikë se firmat e hedhura mund t‘iu sjellin pasoja ligjore”, thotë Halilaj.

Në total, me gjithë bashkitë, administrata publike shqiptare përbëhet nga mbi 184 mijë punonjës. Këtë vit, shpenzimet për të paguar rrogat e tyre janë planifikuar në masën 119.7 miliardë lekë. Kjo shifër është sa 5 për qind e gjithë Prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë në një vit. Kjo në një kohë që pas digjitalizimit, qeveria ka shpallur si objektiv përfshirjen e Inteligjencës Artificiale në ofrimin e shërbimeve publike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

16 September, 2025
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

16 September, 2025
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

16 September, 2025
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result