Lajm i mirë për Shqipërinë, Ukraina tronditet nga dëmtimi i sulmuesit kryesor

albnews
By
1 Min Read

Lajm i mirë për Shqipërinë. Artem Dovbyk, sulmuesi kryesor i Ukrainës, është larguar sot nga kampi stërvitor për shkak dëmtimi.

Federata e Futbollit të Ukrainës ishte ajo që dha lajmin.

Futbollisti i Romës do të mungojë në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Shqipërisë dhe Republikës Çeke, të planifikuara për më 7 dhe 10 shtator, siç shkruan A2.

Ende nuk është vlerësuar gjendja e sulmuesit të ri verdhekuq, i cili sigurisht nuk ka pasur një fillim të shkëlqyer të sezonit, por testet e para të kryera në Pragë kanë nxjerrë në pah një rikuperim më të gjatë se sa pritej.

Share This Article