Moderatori dhe gazetari i njohur Alban Dudushi po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.
52-vjeçari mësohet se nuk është ndjerë mirë pas pas përfundimit të emisionit të tij në RTSH.
Sipas mediave rozë moderatori është dërguar me ambulancë në spital, ku dhe ka marrë kujdesin e nevojshëm nga specialistët.
Për këtë shkak transmetimi i emisionit të martën dhe të mërkurën është anuluar. Vetë Dudushi nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me këtë situatë.