Shangai goditet nga tajfuni më i fuqishëm në 75 vitet e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kinë-Një tajfun i fuqishëm goditi qytetin më të populluar të Kinës, Shangai.

Tajfuni ‘Bebinca’ goditi të hënën rreth orës 7:30 (ora lokale) zonën bregdetare të qytetit të ri Lingang në lindje të Shangait, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.

Sipas mediave shtetërore kineze kjo është stuhia më e fortë që ka goditur Shangain në 75 vjet.

Më shumë se 400,000 njerëz në zonën e Shangait u zhvendosën të dielën në mbrëmje, sipas zyrtarëve lokalë.

Ndërkohë rreth 9,000 njerëz të tjerë u evakuuan nga Chongming, një ishull në grykëderdhjen e lumit Yangtze që është gjithashtu pjesë e Shangait.

Qindra fluturime u anuluan dhe shërbimet e trenave dhe autostradat u mbyllën.

25 milionë banorët e Shangait ishin këshilluar të qëndronin në shtëpi përpara mbërritjes së stuhisë.

Gjatë këtij muaji një tjetër tajfun ‘Yagi’ shkaktoi gjithashtu përmbytje të rënda në Azinë Juglindore, duke vrarë qindra njerëz në Vietnam dhe Mianmar .

Share This Article