Deri tani raportohet për 8 persona të vdekur dhe mbi 2800 të plagosur si pasojë e shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të grupit libanez Hezbollah.
Për këtë sulm Hezbollahu ka akuzuar Izraelin, duke paralajmëruar se do t’i përgjigjen.
Ndërkohë në pamjet e shpërndara nëpër rrjetet sociale shihet momenti kur ka ndodhur një shpërthim në një treg.
Shpërthimi thuhet se erdhi nga xhepi i një personi që ndodhej aty afër.
Ndërkohë mediat vendase raportojnë se mes personave të plagosur është edhe ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani.