“Ti e di që nuk jetoj dot pa ty”, fjalët prekëse të bashkëshortes për Gerti Bogdanin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ti e di që nuk jetoj dot pa ty”, kështu shprehet në reagimin e saj të dhimbshëm Edlira Çepani, për humbjen e bashkëshortit të saj Gerti Bogdani.

Përpos fjalëve të ndjera e plot trishtim, aktivistja ka njoftuar për vendin dhe orën e homazheve.

“Ti e dije që nuk ishe thjesht gjysma ime më e mirë, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa të adhuroj!!! Zoti merr pranë vetes më të mirët, por ty s’duhet të të kishte marrë, se unë, Ajra dhe Reinarti kemi nevojë për ty, për dashurinë tënde për jetën, për këshillën e drejtë që jep gjithmonë, për modelin e duhur që je gjithmonë! Bota është një vend i pavlerë pa ty! Do të të duam përjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do jetojë ndonjëherë në këtë botë! Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim!

“Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.”

Ish-deputeti i PD u nda nga jeta mesditën e sotme prej një arresti kardiak.

Share This Article