11 tërmete shkundin Serbinë, lëkundjet ndihen dhe në Kosovë

albnews
By
1 Min Read

11 lëkundje sizmike janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Serbi, gjë që ka detyruar shumë banorë të kalojnë natën jashtë.

Epiqendra e këtyre lëkundjeve ka qenë në qytetin e Vranjës, i vendosur rreth 70 km larg kufirit me Kosovës.

Sipas EMSC, tërmeti më i fuqishëm ishte 3.9 ballë Rihter, teksa të tjerët që e pasuan kanë qenë më të lehtë.

Raportimet bëjnë me dije se lëkundjet janë ndjerë dhe në disa qytete të Kosovës, por nuk ka të lënduar apo dëme.

Share This Article