Trudeau: Provat sugjerojnë që një raketë iraniane rrëzoi aeroplanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau tha sot se provat tregojnë se një raketë iraniane rrëzoi një aeroplan ukrainas të martën dhe se sulmi “mund të ketë qenë i paqëllimshëm”.

Sipas Trudeau, shërbimet e inteligjencës kanadeze dhe aleate janë dakord me këto pretendime.

Kishte të paktën 63 pasagjerë kanadezë në aeroplanin e rrëzuar, raporton AP.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar më parë se ka shumë të ngjarë që një raketë antiajrore iraniane rrëzoi aeroplanin, duke vrarë të gjithë 176 pasagjerët dhe ekuipazhin. Dhe ata supozuan se sulmi mund të ketë qenë një gabim.

Avioni u rrëzua vetëm disa orë pasi Irani nisi një sulm me raketa balistike në bazat ushtarake irakiane që përdoren nga trupat amerikane në mes të përplasjeve me Uashingtonin për një sulm të një droni amerikan që vrau gjeneralin e Gardës Revolucionare së Iranit Qasem Soleimani.

Share This Article