Aston Villa e Unai Emery vazhdon me ecuri perfekte në Ligën e Kampionëve – të vetmit me pikë të plota deri më tani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra e Unai Emery arriti tri fitore nga tre ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë sezon falë dy golave në pjesën e dytë. 

Aston Villa vazhdon të shijojë jetën në Ligën e Kampionëve dhe arriti një fitore të merituar me rezultat 2-0 ndaj Bolognas falë golave të John McGinn dhe Jhon Duran për të ruajtur rekordin e tyre 100 për qind në këtë garë. 

Bolonga bëri një fillim të shkëlqyeshëm, por mikpritësit u rritën shpejt në ndeshje dhe filluan të dominojnë.

Goli i parë erdhi pas 10 minutash në pjesën e dytë, kur McGinn gjuajti një goditje dënimi në mënyrën më të mirë, pasi topi kaloi në të gjithë zonën e penalltisë dhe nuk u prek nga askush, duke e quar topin në rrjetë. 

Ason Villas nuk iu desh të priste gjatë për të dyfishuar avantazhin e saj, pasi më pak se 10 minuta më vonë, kur Jhon Duran shënoi për 2-0. 

Të besuarit e Unai Emery tashëm janë të vetmit me 9 pikë në krye të renditjes në Ligën e Kampionëve.

Share This Article