“Denoncuesi në BURG, mafia në PUSHTET”/ Mesazhet PIKANTE në pankartat e protestuesve te mbikalimi i Kamzës

albnews
By
1 Min Read

Protesta vazhdon në zonën e mbikalimit të Kamzës dhe sheshin “Shqiponja” në kryeqytet, ku protestuesit, së bashku me deputetët e opozitës, kanë bllokuar hyrjen dhe daljen nga ky aks rrugor për më shumë se një orë.

Në këtë protestë është sjellë një pankartë me një mesazh të fortë për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i cili ndodhet në burgun e Fierit për akuzën e kallëzimit të rremë.

Pankarta përmban mesazhin “Denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, me një fotografi të Salianjit në njërën anë dhe fotografitë e kryeministrit Edi Rama, ministrit Ulsi Manja, deputetit Fatmir Xhafa dhe dy personave të tjerë në anën tjetër.

Share This Article