Kryetari i PD në Pogradec Genti Çela u ndalua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Elbasanit, pas protestës. Sot ai publikuar në Facebook foto nga brenda Komisariatit të Elbasanit.
Çela shprehet se e ka kaluar natën në qeli. Ai tha se sapo është liruar, ndërsa shton se regjimi po vepron me metoda komuniste. Sipas Çelës, regjimi është në grahmat e fundit, por se do të përgjigjet shumë shpejt, madje me kamatëvonesë.
“Të dashur miq, sapo jam liruar nga komisariati i Elbasanit.
I ndaluar për protestën e djeshme së bashku me kryetarin e PL Pogradec, mjekun Gentian Çala dhe anëtarin e kryesisë së PD, z. Luan Tollozhina.
Dua t’u falenderoj të gjithëve për mbështetjen, telefonatat dhe mesazhet e panunërta.
Mënyrat komuniste të regjimit trembin e frikësojnë askënd.
E gjitha është vetëm treguesi i qartë i grahmave të fundit të një regjimi që mbahet në këmbë nga krimi që drejton dhe vendos deputetë, ministra dhe i jep oksigjen dikujt që ende vetëquhet kryeministër.
Për gjithçka do të përgjigjen një ditë, madje me kamatëvonesë.
Faleminderit nga zemra”, shkruan Çela.