Ky është çiftit shkodran që u gjet në mes të atentatit në Dobraç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Flutura dhe Bashkim Basha ishin burrë e grua, të cilët u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar, në mes të një atentati mafioz ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës.

Çifti ishte duke udhëtuar me motor, kur nga një makinë u qëllua me breshëri automatiku drejt një makine tjetër.

Vetura e atyre që do të ishin viktima të atentatit, mesa duket gjatë humbjes së kontrollit përplasi motorin e çiftit Basha.

Gruaja humbi jetën në vend nga përplasja e fortë, ndërsa burri ndodhet ende në spital, në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ka shokuar jo vetëm qytetin veri-perëndimor por mbarë vendin.

Share This Article