Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei urdhëroi forcat e armatosura të vendit të korrigjojnë çdo neglizhencë pasi këta të fundit kanë pranuar se kanë goditur gabimisht një avion tregtar ukrainas në Teheran.
Ai kërkoi të bëhet çdo gjë që është e nevojshme për të shmangur përsëritjen e një aksidenti të tillë, në një komunikatë të publikuar sot në faqen e tij në internet.
Sipas agjencisë së lajmeve “Fars”, Khamenei informoi sot se drama e Boeing 737 i kompanisë “Ukraine International Airlines” ishte shkaktuar nga një gabim njerëzor dhe ka urdhëruar publikimin e së vërtetës.