Me 33 mijë banorë dhe 60 km katrorë, kombëtarja e San Marinos arriti të shkruajë historinë në Ligën e Kombeve.
Skuadra me renditjen më të ulët në botë, mposhti 3-1 Lihtenshtajnin dhe siguroi vendin e parë në grup ndërsa edicionin tjetër do të luajë në Ligën C të Nations League.
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që kjo kombëtare e vogël, të siguronte dy fitore brenda 1 viti dhe suksesi 3-1 ndaj Lihtenshtejnin ka çuar peshë zemrat e tifozëve.
San Marino e mbyll në vendin e parë me 7 pikë në 4 ndeshje, 1 më shumë se Gjibraltari i vendit të dytë.