Prindërit sërish në protestë: Drejtësi për Martin Canin, siguri për fëmijët në shkolla

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej 10 ditësh qirinjtë  në hyrje të shkollës “Fan Noli” nuk janë shuar. Shokët, nxënës, prindër e mësues mbajnë ndezur dritën  në kujtim të  14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë nga shoku i klasës paralele. Edhe komuniteti i prindërve e ka nisur protestën nga shkolla “Fan Noli”.

Në këtë javë të dytë pas ngjarjes së rëndë dhe dyshimeve të ngritura për moszbardhjen e plotë të krimit, prindërit e kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet për drejtësi. Ata kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e të gjithë autorëve të përfshirë në konflikt. Ishin më të paktë në numër se sa në marshimin e parë.

Edhe bojkoti i mësimit, i lajmëruar prej tyre, nuk gjeti mbështetje as nga prindërit në Tiranë e as në rrethe. Me të hyrë në rrugën e Durrësit, prindërit protestues ju bënë thirrje qytetarëve që ndodheshin në baret dhe lokalet përreth, t`i bashkoheshin marshimit, për kauzën e përbashkët. Me të mbërritur para Ministrisë së Arsimit prindërit dhe shoqëria civile kërkuan dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu, përgjegjëse sipas tyre për mungesën e sigurisë në shkolla.

Rritje të buxhetit për arsimin, shtimin e punonjësve të sigurisë dhe punonjësve psiko-socialë si dhe zgjatjen e kohëqëndrimit të fëmijëve në shkollat publike, ishin kërkesat e të prindërve në protestën e tyre të tretë.

Pas dy orësh tubim  prindërit deklaruan rikthimin në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Share This Article