ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012? 1 minute ago
Trump vlerëson ‘marrëdhënien speciale’ midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, ndërsa vizita historike e dytë shtetërore shoqërohet me protesta të mijëra njerëzve 6 minutes ago
Starmer mbështetet në një investim prej 150 miliardë pound për të qetësuar kritikët e vizitës shtetërore të Trump 12 minutes ago
ABC-së i ndalohet pjesëmarrja në konferencën për shtyp të Trump në Mbretërinë e Bashkuar pas përplasjes së tij me gazetarin australian John Lyons 20 minutes ago
Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë  28 minutes ago
Next
Prev
Home Diaspora

Ndërron jetë aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

albnews by albnews
27 November, 2024
in Diaspora
0
Ndërron jetë aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri, ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare.

Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua në vitin 1946 me akuzën ‘Agjitacion e propagandë kundër shtetit’.

RelatedPosts

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Për 14 muaj iu nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit.

‘Kalova një periudhë shumë të vështirë me tortura nga më çnjerëzoret që mund të mendohen. Edhe sot akoma më dridhet trupi kur e kujtoj mënyrën se si na kanë trajtuar, sa keq na kanë trajtuar’, u shpreh ai për Zërin e Amerikës në qershor të vitit 2019 për jetën e tij dhe vuajtjet gjatë komunizmit.

Ai u dënua me 15 vjet burgim, nga të cilat vuajti 10 vjet në burgun e Shkodrës dhe nëpër kampe pune të detyruar.

Në vitin 1956 lirohet nga burgu dhe 4 vjet më vonë, në vitin 1960 arratiset në Jugosllavi. Pas një viti, më 1961 shkon në Itali dhe më 1962 emigroi përfundimsiht në Shtetet e Bashkuara.

Ai vazhdoi studimet e larta për frëngjisht duke marrë doktoraturën nga Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut dhe Universiteti i Parisit. Ai pati një karrierë të gjatë si arsimtar dhe pedagog. Gjatë gjithë jetës së tij në Shtetet e Bashkuara, Prof. Repishti pati një aktivizim të vazhdueshëm për çështjet e lidhura me shqiptarët. Në vitin 1996 ai themeloi Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe shërbeu si president i tij deri në vitin 1998.

Ai ka dëshmuar disa herë para Kongresit dhe ka përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit. Ai ka qenë prej kohësh udhëheqës i veprimtarive kulturore dhe politike të këtij komuniteti dhe ishte një anëtar i respektuar i tij.

Prof. Repishti është autor i librave ‘Nën Hijen e Rozafës’, ku përshkruan vuajtjet e tij gjatë regjimit komunist dhe ‘Pika Loti’ kushtuar bashkëvuajtësve të tij në burg.

Pas lajmit për vdekjen e tij që e konfirmoi familja e tij, ish-shefi i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj në një prononcim për Zërin e Amerikës tha se Prof. Repishti ishte ‘një mik, koleg dhe mentor i dashur’, dhe se ndjehej ‘jashtëzakonisht mirënjohës për privilegjin që e kam njohur’.

‘Për më shumë se gjysmë shekulli, ne mbajtëm kontakte të rregullta dhe punuam ngushtë për çështjet shqiptare – një kauzë shumë e dashur për të dy ne. Profesor Repishti ishte një person i jashtëzakonshëm – fener i shpresës, dhembshurisë dhe njerëzimit. Një shqiptaro-amerikan i madh, një patriot i vërtetë shqiptar, dhe një studiues i kryer, ai ishte një njeri me parime, i cili nuk pushoi kurrë së luftuari për atë që besonte’, shprehet Dr. Biberaj.

‘Bashkësia shqiptaro-amerikane ka nxjerrë shumë veprimtarë të shquar, por pak mund të krahasohen me ndihmesen e shquar dhe aftësitë e jashtëzakonshme intelektuale dhe diplomatike të Profesor Repishtit. Vepra e tij do te vazhdojë të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë’, thotë ai. /VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012?

Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012?

18 September, 2025
Trump vlerëson ‘marrëdhënien speciale’ midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, ndërsa vizita historike e dytë shtetërore shoqërohet me protesta të mijëra njerëzve

Trump vlerëson ‘marrëdhënien speciale’ midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, ndërsa vizita historike e dytë shtetërore shoqërohet me protesta të mijëra njerëzve

18 September, 2025
Starmer mbështetet në një investim prej 150 miliardë pound për të qetësuar kritikët e vizitës shtetërore të Trump

Starmer mbështetet në një investim prej 150 miliardë pound për të qetësuar kritikët e vizitës shtetërore të Trump

18 September, 2025
ABC-së i ndalohet pjesëmarrja në konferencën për shtyp të Trump në Mbretërinë e Bashkuar pas përplasjes së tij me gazetarin australian John Lyons

ABC-së i ndalohet pjesëmarrja në konferencën për shtyp të Trump në Mbretërinë e Bashkuar pas përplasjes së tij me gazetarin australian John Lyons

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result