ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012? 3 minutes ago
Trump vlerëson ‘marrëdhënien speciale’ midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, ndërsa vizita historike e dytë shtetërore shoqërohet me protesta të mijëra njerëzve 7 minutes ago
Starmer mbështetet në një investim prej 150 miliardë pound për të qetësuar kritikët e vizitës shtetërore të Trump 13 minutes ago
ABC-së i ndalohet pjesëmarrja në konferencën për shtyp të Trump në Mbretërinë e Bashkuar pas përplasjes së tij me gazetarin australian John Lyons 21 minutes ago
Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë  30 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme

albnews by albnews
30 November, 2024
in Bota
0
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha ka nxitur homologët e tij në NATO për t’i bërë ftesë vendit të tij gjatë takimit të javës së ardhshme në Bruksel për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore, sipas përmbajtjes së një letre që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters të premten.

RelatedPosts

Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012?

Të gjitha nderet që Mbreti i ka rezervuar Trump gjatë vizitës së tij shtetërore

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Letra është pjesë e një nisme të re të Kievit për të siguruar ftesën që t’i bashkohet NATO-s, pjesë e “planit të fitores” të shpalosur muajin e kaluar nga Presidenti Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Ukraina thotë se e kupton që nuk mund të anëtarësohet në NATO deri në përfundim të luftës, por një ftesë për këtë vend do t’i tregonte Presidentit rus Vladimir Putin se njëri prej synimeve kryesore të tij – për ta parandaluar anëtarësimin e Kievit në NATO – nuk do të mund të përmbushet.

NATO-ja ka deklaruar se Ukraina do të anëtarësohet në aleancë dhe se është në një rrugë “të pakthyeshme” drejt anëtarësimit. Por aleanca nuk i ka bërë ftesë zyrtare Ukrainës e as nuk ka përcaktuar ndonjë afat kohor.

Diplomatët e NATO-s thonë se nuk ka konsensus nga vendet anëtare të aleancës për ta ftuar Ukrainën në këtë fazë. Për një vendim të tillë duhet pajtueshmëria e të gjitha 32 shteteve anëtare të NATO-s.

Por Ministri Sybiha argumentoi në letrën, e shkruar në gjuhën angleze, se kjo është koha e duhur për ta bërë ftesën.

“Besojmë që ftesa duhet të bëhet në këtë fazë”, shkroi ai.

“Ajo do të ishte përgjigjja adekuate që Aleatët do t’i jepnin përshkallëzimit të vazhdueshëm të luftës që po bën Rusia, prova e fundit e së cilës është përfshirja e dhjetëra mijëra trupave të Koresë së Veriut dhe përdorimi i Ukrainës si vend ku po i teston armët e saj të reja”, shtoi ministri Sybiha.

“Ju nxis ta mbështesni vendimin për ta ftuar Ukrainën që t’i bashkohet Aleancës si njërin prej rezultateve të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet më 3-4 dhjetor, 2024”, shkroi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012?

Kush ishte Agnes Wanjiru, kenianja e vrarë pranë bazës ushtarake në vitin 2012?

18 September, 2025
Trump vlerëson ‘marrëdhënien speciale’ midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, ndërsa vizita historike e dytë shtetërore shoqërohet me protesta të mijëra njerëzve

Trump vlerëson ‘marrëdhënien speciale’ midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, ndërsa vizita historike e dytë shtetërore shoqërohet me protesta të mijëra njerëzve

18 September, 2025
Starmer mbështetet në një investim prej 150 miliardë pound për të qetësuar kritikët e vizitës shtetërore të Trump

Starmer mbështetet në një investim prej 150 miliardë pound për të qetësuar kritikët e vizitës shtetërore të Trump

18 September, 2025
ABC-së i ndalohet pjesëmarrja në konferencën për shtyp të Trump në Mbretërinë e Bashkuar pas përplasjes së tij me gazetarin australian John Lyons

ABC-së i ndalohet pjesëmarrja në konferencën për shtyp të Trump në Mbretërinë e Bashkuar pas përplasjes së tij me gazetarin australian John Lyons

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result