Masakra me 4 viktima, SPAK urdhëron kontrolle në Dobraç, RENEA në shtëpinë e Safet Bajrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Posaçme që po heton ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 4 persona në Shkodër, ka urdhëruar kontrolle në Dobraç.

Një nga banesat e kontrolluara nga RENEA është edhe ajo e Safet Bajrit, por deri më tani nuk raportohet të jenë gjetur sende të jashtligjshme.

Kontrollet janë bërë me vendim të Gjykatës së Posaçme që ka pranuar kërkesën e SPAK. Masakra e Shkodrës, ku nga atentati humbën jetën Hamza Lici e Arlind Bushati, si dhe çifti i i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, mbetet ende pa autor.

Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pas disa javësh shpalli moskomeptencë me dyshimin se vrasja është kryer nga një grup i strkturur kriminal dhe dosjen ia transferoi Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se pak ditë më parë AMP pezulloi disa efektivë pas masakrës, pasi dyshohet se nuk kishin ndaluar një shtetas të tretë që ndodhej në makinën e viktimave Hamza Lici e Arlind Bushati, në momentin e atentatit.

Share This Article