TRAGJIKE në Korçë/ 16-vjeçari ndërron jetë nga arresti kardiak

albnews
By
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Barg në Korçë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën pas një arresti kardiak. Ngjarja ka ndodhur në prani të prindërve të tij, të cilët kanë njoftuar menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht, i riu Klarenc Callo nuk ka mundur të mbijetojë.

Mëngjesin e kësaj të hëne, shkolla e mesme “Ymer Dishnica” ka shpërndarë lajmin e trishtuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke nderuar një minutë heshtje për nxënësin e ndjerë. Në mesazhin e saj, shkolla e ka kujtuar Klarencin si një nga nxënësit më të dalluar dhe shembullorë.

Share This Article