• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Gjermania po përgatitet për daljen nga BE-ja?! “AfD”: Do ndjekim modelin e “Brexit”

Gjermania po përgatitet për daljen nga BE-ja?! “AfD”: Do ndjekim modelin e “Brexit”

by albnews
21 December, 2024
in Bota, UK
0
49
VIEWS

Partia gjermane e ekstremit të djathtë “AfD” ka deklaruar në manifestin e saj elektoral se dëshiron që vendi të dalë nga Bashkimi Europian dhe të ndjekë modelin e Brexit.

AfD (Alternativa për Gjermaninë) e ka dyfishuar zotimin e saj se në rast se do të marrë pushtetin, do ta nxjerrë vendin jashtë BE-së dhe do të ndalojë përdorimin e monedhës së përbashkët europiane, Euro.

Në një manifest elektoral dërguar anëtarëve të saj para votimit brenda partisë, i parashikuar që të realizohet në fillim të janarit të ardhshëm, partia anti-migracion përsëriti premtimin e bërë gjatë zgjedhjeve europiane në verën e këtij viti, duke thënë se: “Ne mendojmë se është e nevojshme që Gjermania të dalë nga Bashkimi Europian dhe të krijojë një komunitet të ri europian”.

Si e përfytyron AfD Evropën?

Në vend të BE-së, AfD dëshiron të paraqesë të ashtuquajturën platformë “Europa për atdheun”, një bashkim shtetesh që përfshin tregun e përbashkët dhe “komunitetin ekonomik dhe të interesave të përbashkëta”. Ekstremistët e djathtë kërkojnë gjithashtu të nxjerrin Gjermaninë nga zona e përbashkët monetare që hyri në fuqi në vitin 2002 dhe ta zëvendësojë atë me “union transfertash”. Partia pranon përmes këtij manifesti se një “ndryshim kaq radikal” s’do të ishte frytdhënës, prandaj propozon të rinegociojë marrëdhëniet me të gjitha shtetet anëtare të BE-së por dhe shtetet e tjera europiane.

Për këto çështje AfD kërkon mbajtjen e një referendumi, edhe pse dalja e vendit nga BE-ja s’do të ishte aq e thjeshtë pasi anëtarësia e Gjermanisë është “e vulosur” në Kushtetutë.

Edhe nëse në të ardhmen AfD do të qeveriste vendin dhe ta kërkonte zyrtarisht daljen e Gjermanisë nga Unioni, kjo lëvizje do të ishte anti-kushtetuese, pasi “Dexit” do të kërkonte 2/3 e shumicës parlamentare.

Tepër vonë për “Dexit”?

Plani i AFD-së përfaqëson një përforcim të pozicionit të partisë rreth temës së BE: në shkurt të këtij viti, bashkë-udhëheqësi i partisë Tino Chrupalla, tha se ishte “shumë vonë” që Gjermania të dilte nga BE-ja.

Bashkë-udhëheqësja tjetër e partisë, njëkohësisht kandidatja për Kancelare, Alice Weidel, e përkufizoi “Dexit” më tepër si një “Plan B”, në një intervistë dhënë britanikes “Financial Times” disa kohë më parë.

Institucionet ekonomike dhe shoqatat industriale më të rëndësishme në Gjermani e kanë dënuar këtë propozim. Instituti ekonomik gjerman IW, me bazë në Këln, ka përllogaritur se dalja nga BE-ja do t’i kushtonte vendit 690 miliardë Euro (725 miliardë Dollarë), sepse Prodhimi i Brendshëm Bruto do të tkurrej në 5.6%, që përkthehet në 2.5 milionë vende pune më pak.

“Dëmi do të ishte njësoj sa kriza e pandemisë dhe ajo e energjisë të marra së bashku” – thuhet në studimin e IW-së.

Shoqata Gjermane e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm (BVMW) ishte edhe më e ashpër, pasi e përshkroi planin e AfD-së si “mision kamikaz”.

Në një deklaratë të lëshuar para zgjedhjeve të BE-së në qershorin e këtij viti, BVMW-ja theksoi të gjithë elementët pozitivë që sjell monedha e përbashkët për bizneset e vogla dhe të mesme: “Bashkimi monetar është plotësimi i duhur i tregut të përbashkët të BE-së. Ky treg krijon lehtësira të konsiderueshme për shitjen e mallrave dhe shërbimeve në vendet e tjera të Unionit. Euro eleminon rreziqet e pallogaritura për kompanitë tregtare”.

Ronald Gläser, zëdhënës i AfD-së në Berlin, i hedh poshtë këto shqetësime.

“Po, Gjermania përfiton nga BE-ja, por ne besojmë se do të kishim përparësi edhe nga marrëveshje të tjera. Dhe kur dëgjoj ekonomistët që pretendojnë se dalja do të sillte katastrofë ekonomike, atëherë unë ngre pyetjen: A janë të njëjtët që thanë se Europa dhe Anglia do të ndikoheshin në mënyrë të tmerrshme nga Brexit? I mbaj mend të gjithë skenarët e frikshëm asokohe, por në fakt gjithçka shkoi pak a shumë normalisht”,- tha Gläser për DW.

Një raport i publikuar nga “Cambridge Econometrics” në janarin e këtij viti evidentoi se Brexit bllokoi rritjen ekonomike dhe punësimin në Mbretërinë e Bashkuar, duke parashikuar se vendi do të shënojë 3 milionë vende pune më pak deri në vitin 2035.

Mësimet që nxirren nga Brexit

Studimi i IW-së u mbështet tek ndikimet që Brexit pati në rajonet britanike që kanë ekonomi të ngjashme me rajonet gjermane.

“Ne mund të kemi lehtësisht pasoja shumë herë më të mëdha, sepse jemi më të ndërlidhur me BE-në sesa britanikët. Ne kemi Euron, që do të thotë se do të kishim më shumë ndërlikime se britanikët” – tha drejtori ekzekutiv i IW-së, Hubertus Bardt, njëkohësisht bashkëautor i raportit.

“’Dexit’ nënkupton se ne do të ishim 5,5% më të varfër në 5 vitet e ardhshme. Kjo do të ishte një krizë e rëndë ekonomike, e paralajmëruar shumë kohë më parë. Sigurisht që do të ishte veçanërisht e dëmshme për kompanitë që varen nga tregjet dhe furnizuesit e shteteve të tjera të BE-së”- tha Bardt.

Zëdhënësi Gläser beson se një zgjidhje e ngjashme do të mund ta ruante tregtinë e lirë.

“Përse mendoni se kompanitë dhe konsumatorët në Itali, Francë, Suedi apo kudoqoftë, s’do t’i donin më produktet gjermane nëse vendi s’është më pjesë e BE-së? As Zvicra nuk është në BE, por eksporton në të gjitha shtetet”- tha ai.

“E konsideroj këtë ide jorealiste, të pakuptimtë dhe tymnajë të kotë. Shkatërrimi i BE-së nuk do të sillte një model të ri më të mirë se aktuali”- thotë Berdt.

“Rrënjët” anti-BE

Por ideja për “Dexit” nuk është e mirëpritur mes popullatës gjermane. Një anketim i publikuar këtë vit, nga Fondacioni “Konrad Adenauer” (KAS), i cili është afër partisë konservatore Unioni Kristian-Demokrat (CDU) arriti në përfundimin se 87% e gjermanëve do të votonin pro BE-së nëse do të duhej të votonin në referendum.

Por përse AfD vendosi që ta përfshinte një masë të tillë drastike dhe jopopullore në manifestin e saj elektoral? Gläser këmbëngul se dalja nga BE-ja do të ishte e duhura për gjermanët, u pëlqen ose jo atyre.

“Ne nuk i hartojmë politikat në bazë të anketimeve. Ne duam të vëmë në zbatim idetë që i mendojmë të nevojshme dhe të rëndësishme”.

Wolfgang Schroeder, ekspert i shkencave politike në universitetin e Kassel, theksoi se qëndrimi i AfD-së është në përputhje me parimet mbi të cilat u krijua: në vitin 2013 ata u krijuan si parti ekonomistësh, kritikë pas krizës së Euros. Më pas nisën të vinin theksin tek politikat anti-migracion, por euro-skepticizmi i tyre ishte ende aty, edhe pse jo aq i dukshëm sa në fillimet e tij.

“AfD, parti nacionaliste”

“Në thelb, AfD është parti nacionaliste. Ajo është kundërshtare e globalizmit, i cili ka sjellë gjithnjë me vete një sjellje skeptike ndaj autoriteteve ndërkombëtare. Për ta, të gjitha organizatat ndërkombëtare si BE apo OKB kanë qëllimet dhe vlerat e tyre, dhe për këtë arsye janë rrezik për vullnetin e vërtetë të njerëzve”– tha Schroeder.

Por a është AfD serioze në propozimin e saj për ta zëvendësuar BE-në me një tjetër lloj komuniteti ndërkombëtar, edhe pse kjo do shkaktonte “dhimbje koke” për ekonominë dhe kushtetutën?

“Mund t’i përgjigjemi kësaj pyetje në dy mënyra. Nga njëra anë, themi që ata nuk e kanë seriozisht për aq kohë sa përfaqësojnë pakicën dhe mund të thonë ç’të duan për të treguar panoramën e një bote ndryshe.”– thotë Schroeder.

Personalisht, Schroeder mendon se pozicioni i AfD është një bast që kushton shumë pak, por në plan afatgjatë.

“Ata po vënë bast se shumë shtete do të bien dakord me Euro-skepticizmin e tyre dhe në të ardhmen do të jetë që zhvillim i ri që shkon në drejtimin e Eurazisë, me perspektiva të reja ekonomike dhe politike”– tha ai. /DW

Previous Post

Vuçiç thotë fjalët më të mira për njeriun që dhunoi liderin e opozitës: E përgëzoi për guximin, ai është një djalë i mrekullueshëm

Next Post

Miliarderi gjeorgjiano-kazak që po përballet me yjet e Hollivudit në futbollin anglez

albnews

albnews

Related Posts

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë
Albania

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e kryeministrit britanik Keir Starmerit?
UK

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e kryeministrit britanik Keir Starmerit?

7 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Next Post
Miliarderi gjeorgjiano-kazak që po përballet me yjet e Hollivudit në futbollin anglez

Miliarderi gjeorgjiano-kazak që po përballet me yjet e Hollivudit në futbollin anglez

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM