Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit kanë organizuar një operacion gjatë së cilit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta.
Katër persona janë shoqëruar për intervistim në stacion policor nën dyshimet për veprën importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, shitja e paautorizuar e armëve dhe materialeve plasëse.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.