Partia Reform UK e Farage, tejkalon me anëtarë partinë Konservatore

albnews
By
1 Min Read

Anëtarësimet në partinë e re të djathtë Reform UK e kanë tejkaluar Partinë Konservatore teksa kryetari i të parës, Nigel Farage, tha se tani partia e tij është opozita e vërtetë, transmeton Gazeta Metro.


Njehësi digjital në website të Reform UK shfaqi numrin e anëtarëve ku shihet numri i plot 131,680 anëtarëve, numër i cili ja kalon atij të konservatorëve.

Farage tha se ky është “moment historik” teksa postoi në X: “Partia më e re në politikën britanike sapo e tejkaloi partinë më të vjetër politike në botë”, raporton The Daily Mail.

“Reform Uk tani është opozita e vërtetë” tha ai.

Ai gjithashtu publikoi fotografi duke festuar këtë arritje të partisë së tij.

Share This Article