VIDEO/ Djaloshi me origjinë shqiptare ngre në peshë stadiumin në Angli, Vata shënon në frymën e fundit

albnews
By
1 Min Read

Një festë e çmendur ndodhi sot në stadiumin “Vicarage Road”, ku Watfordi mposhti Portsmouth me rezultatin 2-1, ku protagonist ishte djaloshi me origjinë shqiptare Rocco Vata.

Ylli 19-vjeçar arriti të realizojë gati në fundin e ndeshjes në minutat e shtesës 90+5’ dhe i dhuroi fitoren Watfordit. Vata u inkuadrua në lojë në nisje të pjesës së dytë, duke bërë atë që di të bëjë më mirë dhe duke ngritur në peshë Stadiumin.

Në katër ndeshjet e fundit, 19-vjeçari ka arritur të shënojë dy gola dhe ka asistuar po aq herë. Me golin e shënuar nga Vata sot, Watford ngjitet në vendin e gjashtë, që e çon në Play-Off të Premier League.

Share This Article