VIDEO/ U dhunua brutalisht me leva dhe sëpatë, zbardhet dëshmia e Adriatik Roshit: S’i njoha, ishin me maska

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Adriatik Roshi, i cili u dhunua disa ditë më parë nga grupi i biznesmenit Luçiano Koçeku (Tur Koçeku) ka dhënë dëshminë para policisë ditën e sotme. I pyetur për dhunimin, Roshi ka deklaruar se nuk ka njohur asnjë nga autorët që e kanë dhunuar me mjete të forta.  

Pamjet 1

Roshi për efektivët ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt të hapur dhe se nuk e di kush mund ta këtë dhunuar. Sipas tij ia ka lënë çështjen drejtësisë për t’i identifikuar dhe arrestuar. Ndërsa i pyetur për dhunën ndaj Tur Koçekut në Palasë në verë të vitit të kaluar, Roshi ka thënë se nuk është në gjendje të japë shpjegime.

Ngjarja ka ndodhur më 5 janar ndërsa në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona. Gjithashtu janë shpallur në kërkim katër të tjerë. Dy të ndaluarit janë 24-vjeçari, Gani Koçeku dhe 31-vjeçari, Ledio Tusha ndërsa në kërkim janë shpallur Luçiano (Tur), Gëzim, Ronald dhe Dino (Abedin) Koçeku. Autorët dyshohet se sulmuan Roshin për motive të dobëta, duke e goditur me sende të forta.

Sakaq, policia ka sekuestruar gjatë operacionit, një armë zjarri pistoletë me leje, e gjetur në banesën e Ledio Tushës, një armë gjahu, e zbuluar në banesën e Dino Koçekut, dy automjete të përdorura gjatë ngjarjes si dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë sulmit, të cilat u gjetën në një nga automjetet. Adriatik Roshi, i cili u sulmua në berberhanë, ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në spital. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa materialet e çështjes i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sherrin në Palasë më 24 gusht të 2024-ës, ku Luçiano Koçeku i njohur ndyshe si Tur Koçeku u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal nate. Ndaj dhe rrahja e Roshit mund të jetë si shenjë hakmarrje për ngjarjen e gushtit në jug të Shqipërisë, megjithatë ende nuk faktohet nëse Adriatik Roshi ka qenë pjesë e sherrit në Palasë.

Share This Article