ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 8 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 9 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 10 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 10 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mes Amerikës, Rusisë dhe Europës: Pse Groenlanda është bërë kaq e rëndësishme

albnews by albnews
9 January, 2025
in Bota
0
Mes Amerikës, Rusisë dhe Europës: Pse Groenlanda është bërë kaq e rëndësishme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deklarata e presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi Groenlandën është pritur me habi nga danezët të cilët thonë se këmbëngulja e tij për kontrollin mbi ishullin tregon mungesë respekti për aleancën mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, ishulli më i madh në botë është një vend me rendësi gjeopolitike, që jo vetëm Shtetet e Bashkuara por dhe të tjerët kanë dashur ta kontrollojnë për mbi 150 vjet.

RelatedPosts

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

Vlera e ishullit rritet pasi Arktiku po hapet çdo herë e më shumë për transportin dhe tregtinë.

Aty gjenden sasi jashtëzakonisht të mëdha të naftës dhe gazit si dhe disa minerale të rralla që momentalisht furnizohen kryesisht nga Kina.

Ajo që e bën Groenlandën të rëndësishme është pozicioni gjeografik pasi shtrihet në Arktik mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Europës.

Siç shpjegon profesori i sigurisë dhe mjedisit në Universitetin e Ohajos, Geoff Dabelko, ishulli më i madh në botë tani zë vend “qendror në konkurrencën gjeopolitike dhe gjeoekonomike në shumë mënyra”, pjesërisht për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ishulli që 80 për qind të territorit të tij e ka të mbuluar me shtresë akulli është një rajon ku moti po ngrohet katër herë më shpejtë se në pjesë tjera të botës, sipas shkencëtarit mbi mjedisin në Universitetin e Nju Jorkut, David Holland.

Ngritja e temperaturave dhe shkrirja e akullit po krijon mundësinë për të shfrytëzuar tokën jashtëzakonisht të pasur të Groenlandës.

Aty ka minerale të vlefshme dhe të rralla të nevojshme për industrinë e telekomunikacionit.

Shumë prej këtyre mineraleve sigurohen kryesisht nga Kina.

Aty ka uranium, por edhe dhe një sasi të madhe nafte e gazi natyror që dikur ishte i paarritshëm, por që tani janë shtuar gjasat për ta marrë.

Banorët e kryeqytetit danez Kopenhagën reaguan me habi të mërkurën pasi Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump tha se donte të merrte nën kontroll ishullin në Arktik, një territor autonom i Danimarkës.

“Është një gjë e çuditshme të kërcënosh vendet aleate dhe sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë po bën ai”, tha pensionistja daneze Brigitte Jakobsen.

“Më duket jashtëzakonisht qesharake. Nëse do diçka nga Groenlanda, kjo nuk e respekton faktin që jemi vende aleate”, thotë Jeppe Finne Sorenson, banor i Kopenhagës.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump i cili e merr detyrën më 20 janar, nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake apo veprimeve ekonomike për të marrë nën kontroll Groenlandën.

“Ne kemi nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. Ma kanë thënë këtë për një kohë të gjatë, shumë kohë përpara se të garoja për president. Njerëzit me të vërtetë nuk e dinë nëse Danimarka ka ndonjë të drejtë ligjore mbi ishullin. Por nëse kanë, ata duhet të heqin dorë sepse kjo ka të bëjë me sigurinë tonë kombëtare dhe për të mirën e botës së lirë. Aty qarkullojnë anije kineze, anije ruse dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë”, tha ndër të tjera Presidenti i zgjedhur Trump.

Djali i tij i madh, Donald Trump Jr., bëri një vizitë private në ishullin e pasur me burime natyrore të martën që ka disa nga shkëmbinjtë më të vjetër të Tokës.

“Nuk jam i shqetësuar. Ai thotë gjëra të tilla dhe ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të mos prekemi shumë nga ajo që thotë, thjesht përpiquni ta shpërfillni”, thotë banori tjetër i Kopenhagës Brian Kristensen.

Në vitin 2019, Presidenti Trump anuloi një vizitë të planifikuar në Danimarkë pasi kryeministrja Mette Frederiksen hodhi poshtë idenë e tij për blerjen e Groenlandës nga Uashingtoni.

“Asnjëherë nuk është tërësisht e qartë se çfarë do të thotë Trumpi. Ai mund ta ketë seriozisht tani. Herën e fundit, para tetë vjetësh, kur tha diçka të ngjashme ne të gjithë menduam se ishte qesharake. Ai duket se e ka seriozisht tani, ndoshta thjesht po përpiqet të na bëjë trysni për diçka duke shfrytëzuar Groenlandën”, thotë banori i Kopenhagës, Jeppe Sorenson.

Groenlanda, me popullsi prej 57,000 banorësh, ka qenë pjesë e Danimarkës për 600 vjet.

Ishulli tani vetë-qeveriset si një territor gjysmë sovran nën mbretërinë daneze.

Marrëdhëniet e Groenlandës me Danimarkën kohët e fundit janë tensionuar për shkak të akuzave për keqtrajtim të banorëve të ishullit nën sundimin kolonial.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë shprehur dëshirën për ta kontrolluar Groenlandën për mbi 150 vjet.

Vlera e ishullit rritet pasi Arktiku po hapet çdo herë e më shumë për transportin dhe tregtinë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result