Kristjan Asllani së fundmi është kërkuar nga West Ham në Premier League, por Interi ka kthyer një përgjigje negative, çka konfirmon besimin e klubit.
“Fcinternews” bën me dije se anglezët janë ofruar me ide konkrete te Interi për Asllanin, megjithatë refuzimi ka qenë me mirësjellje në një kohë kur shqiptari u kritikua shumë pas humbjes së Superkupës kundër Milanit dhe ndeshjes ndaj Monzës.
Tanimë Inzaghi i ka besuar një fanellë titullari dhe djaloshi është duke bërë mirë si nga ana fizike ashtu edhe tekniko-taktike, duke shuar zërat e shumtë që kishte kundër.
Veç Asllanit, drejtuesit e Interit me në krye Beppe Marottën kanë bërë me dije se edhe Frattesi do jetë pjesë e ekipit.