ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza  3 hours ago
Sulmohen disa persona në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një nga autorët 3 hours ago
Destinacion Belgjika, Peru sekuestron mbi 3 ton kokainë të fshehur mes bananeve 3 hours ago
Lejuan gra pa shami në garë, Irani arreston organizatorët e maratonës 3 hours ago
Aksident tronditës, makina fluturon në ajër për disa metra… (VIDEO) 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Erëra të fuqishme deri në 290 km/h, cikloni Zelia godet Australinë

albnews by albnews
14 February, 2025
in Bota
0
Erëra të fuqishme deri në 290 km/h, cikloni Zelia godet Australinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një ciklon i fortë tropikal Zelia po godet bregun veriperëndimor të Australisë dhe ka të ngjarë të zbresë në tokë herët në mbrëmjen e së premtes. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se stuhia përbindësh ka ngritur shqetësim të madh për Australinë Perëndimore, pasi pritet të sjellë erëra shkatërruese dhe përmbytje në rajonin që është shtëpia e porteve dhe minierave që janë vendimtare për ekonominë globale.

Port Hedland është qyteti më i madh që pritet të goditet nga stuhia dhe gjithashtu porti më i  eksportit të mineralit të hekurit. Erërat e forta mund të shtrihen në zona të tjera përgjatë bregdetit, dhe në brendësi në zona të tilla si Marble Bar, Tom Price dhe Paraburdoo.

RelatedPosts

Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza 

Destinacion Belgjika, Peru sekuestron mbi 3 ton kokainë të fshehur mes bananeve

Lejuan gra pa shami në garë, Irani arreston organizatorët e maratonës

Edhe nëse Zelia nuk godet drejtpërdrejt qytetet, mund të shkaktojë shumë dëme. Byroja e Meteorologjisë parashikon erëra të qëndrueshme jashtëzakonisht të rrezikshme me shpejtësi rreth 205 kilometra në orë dhe erëra akoma më të fuqishme, me shpejtësi 290 km/h, që mund të rrafshoijë shtëpitë, pemët, linjat e energjisë dhe infrastrukturën.

Ky është një ciklon i kategorisë së pestë, i cili është më i ashpëri i mundshëm sipas shkallës aktuale. Por ndërsa ndryshimi i klimës përkeqësohet, autoritetet mund të kenë nevojë të shtojnë një kategori tjetër në shkallë.

Stuhia ka detyruar portet në rajon të ndalojnë operimet. Port Hedland, një nga portet më të mëdha të mineralit të hekurit në botë, u mbyll të mërkurën. Porti Dampier, i cili përdoret nga Rio Tinto, dhe Porti i ishullit Varanus, i cili përdoret si një qendër përpunimi për naftë dhe lëndë djegëse të tjera është mbyllur të enjten pasdite.

Stuhia pritet të zbresë në tokë midis qyteteve Karratha, ku jetojnë rreth 22,000 njerëz, dhe Port Hedland, i cili ka rreth 16,000 banorë. Rrugët kryesore në rajon janë mbyllur që nga e enjtja, si dhe dyqanet, parqet kombëtare dhe dhjetëra shkolla. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza 

Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza 

7 December, 2025
Sulmohen disa persona në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një nga autorët

Sulmohen disa persona në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një nga autorët

7 December, 2025
Destinacion Belgjika, Peru sekuestron mbi 3 ton kokainë të fshehur mes bananeve

Destinacion Belgjika, Peru sekuestron mbi 3 ton kokainë të fshehur mes bananeve

7 December, 2025
Lejuan gra pa shami në garë, Irani arreston organizatorët e maratonës

Lejuan gra pa shami në garë, Irani arreston organizatorët e maratonës

7 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result