Ka filluar procesi i votimit për primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Procesi i votimit filloi normalisht në 08:00 në te gjitha qëndrat e votimit dhe do të përfundojë në orën 18:00.
Në qarkun e Korçës janë 19 kandidatë, për të cilët do të votohet për të zgjedhur të preferuarin nga ana e demokratëve.
Mënyra e votimit është një anëtar, një votë.