ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent 2 hours ago
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave 2 hours ago
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë 2 hours ago
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri? 2 hours ago
Video/ Fitorja e Dembeles ‘trondit’ Barcelonën, rrjeti nxit xhelozi te Barcelona pas reagimit të çuditshëm të Raphinhas 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ankesat për rezultatet, rinumërim në Vushtri. Procesi nuk pritet të përmbyllet shpejt

albnews by albnews
8 March, 2025
in Kosova
0
Ankesat për rezultatet, rinumërim në Vushtri. Procesi nuk pritet të përmbyllet shpejt
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përfundimi i procesit zgjedhor dhe certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve nuk pritet të ndodhë para datës 18 mars. Përfundimi i numërimit i ka lënë hapësirë ankesave të mundshme para shpalljes së rezultatit. Prokuroria Themelore e Mitrovicës urdhëroi rinumërimin e votave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, pas ankesave të kandidates për deputete Rrezarta Krasniqi se bashkëpartiaku i saj, Xhafer Tahiri, ka manipuluar me vota.

Krasniqi pretendon se në një vendvotim, Tahiri kishte marrë më shumë vota se edhe vetë Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së. Rinumërimi që nisi të enjten zgjati edhe gjatë ditës se premte, ndërsa aty nuk u lejua prania e mediave, për shkak të hetimeve dhe prezencës së zyrtarëve të Prokurorisë.

RelatedPosts

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

Aleati i Kurtit flet “për një formë Asociacioni”: Të përfshijmë Listën Serbe

E dyshuara për spiunazh, Jelena Gjukanoviq mbetet në paraburgim edhe për dy muaj

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë urdhër që të rinumërohen të gjitha votat nga qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë t ënjë subjekti politik. Ky rinumërim vjen pas aneksave të një kandidateje për deputetë të këtij subjekti përktizai me dyshimet për manipulim me vota breda subjektit të cilit i takon ankuesja. Pas rinumërimit të vendvotimeve, varësisht nga gjetjet do të procedohet më tutje”, thotë Prokuroria.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje i kërkon prokurorisë që të hetojë votat e ardhura me postë për pretendime me manipulim nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mirëpo nga prokuroria nuk kanë konfirmuar nëse kanë nisur hetimet.

“Fenomeni i vjedhjes së votave në përgjithësi ëhstë një praktikë shqetësuese që dëmton padyshim intgeritetin e proceseve zgjedhore dhe gjithashtu e zbeh besimin e bindjen e qytetarëve në institucionet demorkatike e insttucionale”, shprehet Melos Kolshi nga IKD për A2.

Edhe fakti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk nisi numërimin me kohë bën që të ketë më shumë ankesa. Të gjitha këto afate kërkojnë kohën e tyre dhe kjo ndikon në vonesën e formimit të institucioneve të reja për faktin se afatet e përcaktuara me Kushtetutë dhe aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese fillojnë të rrjedhin nga certifikimi i rezultateve zgjedhore.

“Përveç vonesës në shpalljen e rezultateve edhe numërimi i votave të kandidatëve është nisur me vonesë, ky proces nuk është zhvilluar njëkohësisht në të gjitha komunat çka mund të krijojë një hapësirë për kërkesa nga partitë politike për rinumërim të votave përmes ankesave dhe eventualisht kontestim të rezultateve nga subjektet politike gjithashtu nga kandidatët për deputetë”, thekson Kolshi.

Sa i përket veprave penale që lidhen me manipulime eventuale të votave, Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh gjoba deri në dënim me burg deri në 5 vjet heqje lirie. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

23 September, 2025
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

23 September, 2025
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

23 September, 2025
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result