Një burrë ngjitet në kullën Big Ben me flamurin palestinez në dorë, rrethohet nga policia – pamjet bëhen virale në rrjete sociale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia është thirrur në Pallatin e Westminsterit në Londër të Anglisë, pasi një burrë është parë duke u ngjitur në kullën ku ndodhet Big Ben.

Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë burrin e zbathur që ngjitet duke mbajtur një flamur palestinez, shkruan skynews.

“Oficerët janë në vendngjarje duke punuar për të sjellë incidentin në një përfundim të sigurt. Ata po ndihmohen nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës dhe Shërbimi i Ambulancës”, deklaroi policia.

Bëhet e ditur se në vendngjarje janë të paktën nëntë automjete të shërbimit të urgjencës, policia e zjarrfikësit.

Ngjarja vjen pasi qindra njerëz kanë filluar të mblidhen për një protestë pro-palestineze në qendër të Londrës.

Turma është mbledhur në cepin e Sheshit të Parlamentit dhe duket se po tregon mbështetje për njeriun që u ngjit në Big Ben.

Share This Article