Pas 12 vitesh në krye të Partisë Liberale të Kanadasë, Justin Trudeau bëri një dalje të veçantë nga Parlamenti.
Të hënën, pas zgjedhjes së pasardhësit të tij, kryeministri në largim u pa duke mbajtur karrigen e tij të Parlamentit dhe duke nxjerrë gjuhën jashtë, një moment që u kap nga fotografët.
Trudeau u largua nga pushteti, pas përplasjeve të ashpra me Donald Trump.
Ky i fundit kërkon që Kanadaja të bëhet shteti i 51 i SHBA-ve.
Trudeau u largua pas një fjalimi emocional lamtumire. Gjatë fjalimit, ish- kryeministri u përlot dhe paralajmëroi kanadezët për “sfidën ekzistenciale” që Shtetet e Bashkuara po u shkaktojnë atyre.
“Për këto vitet e fundit, 10 vitet e fundit, ka pasur sfida. Kriza pas krize janë hedhur mbi kanadezët.
Por përmes çdo krize, kanadezët kanë treguar se kush janë. Ne jemi tërhequr së bashku, ne kemi qëndruar në mbrojtje të njëri-tjetrit dhe çdo herë, ne kemi dalë më të fortë’’, është shprehur ai.