Ekipi i Kombëtares së Anglisë ka nisur sot zyrtarisht grumbullimin për ndeshjen e parë të Kupës së Botës ndaj Shqipërisë, e cila do të luhet në stadiumin legjendar Wembley.
Federata Angleze e Futbollit (FA) ka ndarë një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuar mbërritjen e skuadrës në kampin stërvitor për përgatitjet e këtij dueli. Në mesazhin e saj, FA shkruan:
“Gati për të nisur! Tre Luanët kanë mbërritur për grumbullimin e marsit!”
Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë pritet të jetë një përballje ku të dyja ekipet janë të motivuara për të nisur me sukses rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion madhor.
Edhe pse vlen për tu theksuar se ekipi i Thomas Tuchel eshte favoriti absolut per te marre tre piket.