ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 4 hours ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 4 hours ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 4 hours ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 4 hours ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Maskoheshin si punëtorë dhe çanin rrugët për të vjedhur energji për shtëpitë e barit, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli?

albnews by albnews
18 March, 2025
in Albania, UK
0
Maskoheshin si punëtorë dhe çanin rrugët për të vjedhur energji për shtëpitë e barit, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia britanike ka zbuluar një rrjet të jashtëzakonshëm krimi ndërkombëtar të udhëhequr nga shqiptarë. Në një artikull të publikuar në “Daily mail” tregohet sesi mafiozët shqiptarë nxisin furnizimin me drogë të paligjshme me vlerë miliona paund në Britaninë e madhe. Hetimi ndaj tyre nisi disa muaj pasi banorët vendas panë një grup punëtorësh me furgona të ndezur dhe të veshur me xhaketa pune në Wellesley Road në Middlesbrough, teksa gërmonin në linjat elektrike përgjatë rrugës. Pavarësisht pamjes së tyre profesionale, banorët u trembën nga një seri shpërthimesh të vogla. Ajo që i bëri të dyshonin ishte fakti se ndërsa shpërtheu zjarri, punëtorët futën me nxitim pajisjet e tyre në pjesën e pasme të furgonit të tyre dhe u larguan me shpejtësi, duke lënë flakët të përpinin trotuarin dhe duke shkaktuar dëme në rrjetin elektrik.

Edhe pse për vite me radhë, ky episod i çuditshëm dukej si një anekdotë kurioze për vendasit, së shpejti u bë qendër e një hetimi të paprecedentë policor ndaj një rrjeti të jashtëzakonshëm krimi ndërkombëtar të udhëhequr nga kriminelë shqiptarë.

RelatedPosts

Studimi i fundit në Britani: Meshkujt rrinë 7 orë në banjo gjatë vitit për të shijuar qetësinë

Vizita e presidenit amerikan në Britaninë e Madhe/ Trump sot takim me Starmer, në fokus diskutimet për çështjet e jashtme dhe investimet

BIRN: Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

Në fillim të këtij muaji policia arriti në përfundimin se këto skuadra punëtorësh në dukje të ndershëm, ishin në fakt kriminelë të ashpër që nxisnin furnizimin me drogë të paligjshme me vlerë miliona paund.

Nën maskën e një kompanie legjitime, misioni i tyre ishte të hapnin trotuare dhe të rilidhnin furnizimet me energji elektrike në fermat e kanabisit të drejtuara nga zotërinjtë e tyre shqiptarë.

Hetimi, që ka zgjatur katër vjet, ka zbuluar se ata ishin të angazhuar në një operacion që përfshinte rreth 32 zona të forcave të policisë dhe 100 fermat e kanabisit, duke shfrytëzuar energjinë elektrike të vjedhur për të fuqizuar prodhimin e drogës me vlerë deri në 21 milionë paund. Kriminelët shqiptarë, që mbajnë një kontroll të hekurt mbi tregtinë e drogës në Britani, përdornin teknikën e “hidroponikës” për rritjen e bimëve në ambiente të mbyllura, duke përdorur shpesh punëtorë të trafikuar për të punuar nën kushte të tmerrshme në këto ferma droge.

Maskoheshin si punëtorë dhe çanin rrugët për të

Në vitin 2023, pas një hetimi të gjerë dhe bastisjesh të koordinuara, 8 burra u arrestuan dhe u dënuan për rolin e tyre në këtë rrjet të krimit të organizuar. Hetimet kanë nxjerrë në pah detaje të tmerrshme për mënyrën se si kjo bandë përdorte punëtorë të legjitimuar dhe paguante elektricistë të importuar për të ndihmuar në lidhjen ilegale të energjisë, një teknikë që i ndihmonte mafiozët të shmangnin zbulimin nga autoritetet.

Sipas medias britanike nga 12,685 shqiptarët që arritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në vitin 2022, shumë prej tyre ishin të aftë në teknologjinë ‘hidroponike’ të nevojshme për rritjen e bimëve në ambiente të mbyllura.

Maskoheshin si punëtorë dhe çanin rrugët për të

Një pjesë e madhe e këtij operacioni ka mbetur e paidentifikuar, pasi udhëheqësit kryesorë të këtij rrjeti shqiptar, të cilët menaxhonin aktivitetin e paligjshëm nga larg, kryesisht nga Dubai, ende janë të lirë.

Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë më shumë detaje rreth lidhjeve të krimit të organizuar shqiptar dhe mënyrës se si ata kanë arritur të kontrollojnë këtë treg të rrezikshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky operacion ka hedhur dritë mbi depërtimin e thellë të aktivitetit të krimit të organizuar shqiptar në Britani dhe ka nënvizuar rrezikun e vazhdueshëm të këtyre bandave që operojnë nën maskën e kompanive legjitime.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result