ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 6 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 7 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 7 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 7 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Presidentja Osmani i kërkon BE-së heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës

albnews by albnews
27 March, 2025
in Kosova
0
Presidentja Osmani i kërkon BE-së heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas gati dy vjetësh që nga vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës BE-ja vazhdon të refuzojë heqjen e tyre, megjithë kërkesat e udhëheqësve politikë në Prishtinë apo të Parlamentit Evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i kërkoi Bashkimit Evropian që t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës duke e quajtur këtë madje si urgjencë. Sipas saj “këto masa janë të padrejta, dëmtojnë qytetarët e Kosovës dhe cënojnë vetë parimet e BE-së”. Këtë kërkesë, Presidentja Osmani e bëri në një takim që zhvilloi me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë.

RelatedPosts

“Thaçi nuk ishte kryekomandant”, Duncan: UÇK kishte përbërje heterogjene

“Karakter i veçantë, si në filmat e Rambos” – diplomati britanik flet për takimin me Haradinajn më 1999

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

“Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian dhe e përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të avancimit në këtë rrugëtim”, tha Presidentja Osmani, e cila me ambasadorët e BE-së diskutoi edhe për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Masa ndëshkuese ndaj Kosovës që prej dy vjetësh

Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023 për shkak të tensioneve në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe, dhe për shkak të veprimeve të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Masat ndaj Kosovës përfshinë ngrirjen e disa fondeve të BE-së dhe suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Po ashtu, Kosova nuk ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Masat e tjera të BE-së ndaj Kosovës përfshijnë edhe suspendimin e programimit të fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024.

Hapat për shtensionimin e gjendjes në veri ende të mjaftueshme

Këto masa vazhdojnë të jenë në fuqi dhe, sipas zyrtarëve evropianë, Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veri të vendit. Një zëdhënës i BE-së tha se “masat e përkohshme të BE-së janë të kthyeshme dhe Këshilli tashmë ka vendosur kushte për heqjen graduale të tyre, të cilat lidhen me marrjen e hapave nga Kosova për uljen e tensioneve në veri”.

Pavarësisht këtyre masave qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk hoqi dorë nga veprimet në veri, ndërsa i cilësoi si të padrejta masat e BE-së, duke thënë se “nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjitdhe kushtetutshmërinë e vendit”. Gjatë një periudhe 20-mujore, qeveria e Kurtit hoqi nga përdorimi dinarin serb, mbylli shumicën e institucioneve paralele të Serbisë dhe e mbrojti këtë politikë si shtrirje të autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri.

Parlamenti Evropian pro heqjes së masave

Parlamenti Evropian u bëri thirrje strukturave të Këshillit Evropian që t’i heqin masat ndaj Kosovës, të cilat, siç thuhet në një dokument të raportuesit për Kosovën, Riho Terras, “nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së”.

Në takimin me ambasadorët e BE-së në Kosovë, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, diskutoi edhe për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve, ndonëse tashmë dihet, ende nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të ankesave të disa partive politike, kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Për fondet e BE-së nevojitet konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Partia e Kurtit doli e para, duke fituar 42.30 për qind të votave, apo 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës me 120 sosh. Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta me 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.27 për qind. Asnjë nga këto parti nuk arriti t’i fitojë të paktën 61 vendet e nevojshme për ta formuar e vetme qeverinë e re. Koalicionet janë të pashmangshme. Kryeministri Kurti thotë se ai po pret certifikimin e rezultateve para se të ulen dhe të shikojnë rrugën përpara. E për të siguruar disa fonde të BE-së, paraprakisht nevojitet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i cili me dy të tretat e votave të nevojshme duhet të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare që përfshijnë pikërisht marrjen e disa fondeve të BE-së.

Bashkimi Evropian kishte miratuar një plan për rritjen ekonomike prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, në një përpjekje për të ndihmuar në përshpejtimin e procesit të integrimit. Ndryshe nga katër shtetet e tjera të rajonit, Kosovës dhe Serbisë iu kishin vënë parakushte shtesë në mënyrë që të përfitonin nga 6 miliardë eurot e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Pakos së Rritjes Ekonomike. Kushti kryesor për Prishtinën dhe Beogradin është që të dyja vendet të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre./ DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result