U zgjodh deputet në Kosovë, Bylbyl Sokoli rikthehet në stolin e Drenicës si trajner

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë në histori, një deputet do jetë njëkohësisht edhe trajner futbollit. Bëhet fjalë për Bylbyl Sokolin, trajnerin e njohur në Kosovë i cili u certifikua si deputet me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 9 shkurt.

Tanimë ai është konfirmuar në stolin e Drenicës, duke u rikthyer si trajner pas shkarkimit.

“Bylbyl Sokoli emërohet trajner i Drenicës. Pas ndryshimeve në stafin drejtues, klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri i cili do ta drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit. Bylbyl Sokoli, trajneri me përvojë të madhe në futbollin kosovar, zyrtarisht është emëruar kryetrajneri i ri i skuadrës”, ka njoftuar klubi që kryeson Ligën e Parë.

Sokoli u shkarkua nga Drenica menjëherë pas shpalljes së kandidaturës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Klubi e zëvendësoi me Arsim Thaqin, të cilin e shkarkoi të martën.

Share This Article