Lammy dje testoi teknologjinë britanike me të cilën Kosova po e lufton kontrabandën dhe trafikimin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, pas vizitës së tij në Kosovë këtë javë, publikoi disa pamje nga vendi ku testuan teknologjinë britanike me të cilën Kosova po e lufton kontrabandën.

Këtë temë e theksoi Lammy në këtë video, duke thënë se qeveria e tij po punon me vendet partnere të Ballkanit Perëndimor për të shtypur këto grupe kriminale.

“Nga vëzhgimi në kapje: kjo është mënyra se si kjo qeveri po punon në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar në shkatërrimin e bandave që nxisin migrimin e parregullt në Mbretërinë e Bashkuar”, u tha krahas videos.

Lammy tha se me teknologjinë që Mbretëria e Bashkuar ia ka dhënë Kosovës po bëhet lufta ndaj këtyre bandave.

“Këtu në Kosovë, teknologjia e furnizuar nga Britania e Madhe, si dronët dhe endoskopët, po ndihmojnë në ndalimin e bandave që kontrabandojnë armë dhe njerëz nëpër rajon”, tha ai, duke shtuar se janë të vendosur për të ndaluar ata.

Për vizitën e Lammyt dje njoftoi edhe ministri në detyrëm, Xhelal Sveçla.

“Bashkë me Sekretarin z. Lammy dhe delegacionin e tij vizituam edhe Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe pamë nga afër demonstrimin e pajisjeve teknologjike përmes së cilave policia jonë kufitare parandalon veprat ilegale ndërkufitare”.

Share This Article