Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka publikuar një përmbledhje të shkurtër të historisë së përbashkët mes Kosovës dhe ShBA-së.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook shkruhet se e tëra nisi me një Zyrë të Shërbimit Informativ më 1996 për t’u shndërruar në një ambasadë më 2008 pasi Kosova u shpall e pavarur.
Tutje thuhet se midis viteve 1999 dhe 2008, zyra e ShBA-së në Prishtinë funksionoi si mision diplomatik i ShBA-së në Kosovë.
“Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike me Kosovën dhe Zyra u shndërrua në Ambasadë. Në shtator të vitit 2012, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan partnerëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për të njohur përparimin e jashtëzakonshëm që ka arritur Kosova, duke përfshirë përmbushjen e angazhimeve për zbatimin e dispozitave të planit të Dërguarit të Posaçëm Ahtisaari dhe përfshirjen e tyre në ligjet e Kosovës, duke shpallur kështu fundin e pavarësisë së mbikëqyrur dhe shpërbërjen e Zyrës Civile Ndërkombëtare”.
Për më shumë klikoni këtu në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.