Partia Demokratike dhe koalicioni i saj “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, po prezanton sot (12 prill) programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit. I pranishëm në këtë takim ishte edhe konsulenti i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, i cili foli para demokratëve.
“Ne e dimë se 12-vjecari i Ramës ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Një dështim i një udhëheqësi të qëndrueshëm kundër familjeve shqiptare. Por, ne kemi doktor Berishën, një mik të vërtetë të familjeve shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur kostot e familjeve dhe një program konservator njësoj si ai i presidentit Regan dhe Trump. Është një plan i vërtetë për të ulur taksat. Një plan të vërtetë për të rinjtë shqiptarë dhe për të ardhmen. Ky është qëllimi i kësaj fushate. Është ky dallimi mes një udhëheqjeje të qëndrueshme të Berishës dhe të një udhëheqjeje në fshehje të asaj të PS-së. Një fitore për Berishën është një fitore për familjet shqiptare.
Ndërkohë kemi Dr. Berishën, një mik të vërtetë për familjet shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur koston e jetesës për familjet shqiptare dhe një plan të mirëfilltë konservator, ashtu si Presidentët Ronald Reagan dhe Donald Trump.
Është një plan real për të ulur taksat, një plan real për rininë shqiptare, për punësim dhe mundësi. Kjo fushatë ka të bëjë pikërisht me këtë: udhëheqjen konservatore dhe të qëndrueshme të Dr. Berishës përballë një socialisti të paqëndrueshëm që fshihet pas hijes së vet. Një fitore për Dr. Berishën është një fitore për familjet shqiptare. Faleminderit! Fitore! Fitore!”, tha La Civilta.