Gara e madhe e skuadrave evropiane po shkon drejt përfundimit të saj me finalen që do të mbahet ditën e shtunë, më 31 maj, ndërmjet PSG dhe Interit.
Dueli nga ora 21:00 luhet në terrenin e zjarrtë “Allianz Arena” në Munih, duke shënuar herën e parë që Gjermania ka pritur finalen që kur Barcelona mposhti Juventus 3:1 një dekadë më parë.
PSG dukej me një këmbë në finale pas fitores në duelin e parë në “Emirates” ndaj lojtarëve të Arsenalit me rezultatin 1:0, me golin e Dembele në minutën e katërt.
‘Topcinjtë’ pritur për rikthimin e madh në “Parkun e Princërve” sonte në Paris dhe ekipi francez me meritë siguroi finalen me golat e Ruis (27) dhe Hakimi (72). Mysafirët zvogëluan epërsinë me golin e Saka katër minuta më vonë.