Policia e Tiranës ka arrestuar dhe dy persona të tjerë për fotografimin e fletës së votimit, duke e çuar në 3 numrin e të ndaluarve për këtë vepër penale që nga hapja e qendrave të votimit.
Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këto raste, është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me rastet.