Newcastle ka mposhtur Chelsean me rezultatin 2-0.
Tre pikë të arta për vendësit, që marrin vendin e tretë në luftën për Champions. Chelsea në anën tjetër merr goditje të rëndë.
Kjo pasi qëndron në vendin e pestë me po aq pikë sa Aston Vila që ndjek. Goli i parë për Newcastle u shënua nga Tonali, sapo filloi ndeshja.
Chelsea mbeti me 10 lojtarë, pasi Xhekson u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë.
Për të mbyllur ndeshjen mendoi Bruno Guimaresh. Ky i fundit shënoi në minutën e 91-të. Tashmë kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur.