“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt fundit. Sipas të dhënave të KQZ-së kanë mbetur 2,985 zarfe të ardhura nga diaspora për t’u hapur.

Ndërkohë gara më e fortë është brenda “shtëpisë” e sidomos brenda Partisë Socialiste.

Në Tiranë, aty ku është mbyllur numërimi i votave për kandidatët, ish-ministrja Olta Xhaçka ka mundur të fitojë vetëm me 2 vota më shumë. Sipas të dhënave në KQZ-së, ajo ka mundur kolegen e saj socialiste Blerina Gjylameti, duke “i rrëmbyer” karrigen në legjislaturën e ardhshme.

Olta Xhaçka ka marrë 5806 vota ndërsa Gjylameti 5804.

Garë e fortë edhe mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë. Shpesh gjatë numërimit ata bënë “rrokada”, herë duke dalë herë njëri para e herë tjetri, por duket se votat e diasporës konsoliduan pozitat e Rakipit.

Ky i fundit mori 189 vota më shumë se deputeti veteran i Partisë Socialiste.

Share This Article