Milani ka mbetur matematikisht jashtë zonës që të dërgon në kupat e Europës këtë sezon.
Kuqezinjtë, pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë ndaj Bolonjës, u mposhtën edhe mbrëmjen e së dielës nga Roma me rezultatin 3-1, shkruan A2.
Hera e fundit që Milani kishte mbetur pa kompeticione europiane ishte viti 2019, kur edhe pse u kualifikuan për Europa League, klubi vendosi që të mos merrte pjesë, duke arritur marrëveshje me UEFA-n, për shkak të parregullsive me “fair play”-n financiar.
Ndërsa në sezonin 2015/2016, kuqezinjtë u renditën në vendin e shtatë, duke mos e arritur në fushë zonën europiane të renditjes.