Bashkimi Europian njoftoi sot emërimin e ambasadorit të parë në Britaninë e Madhe, i cili do të marrë funksionet e tij duke nisur nga 1 shkurti, pas Brexit.
Portugezi, Joao Vale de Almeida do të marrë kryesimin e delegacionit që do të përfaqësojë Unionin në Britaninë e Madhe, njoftoi në një komunikatë shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell.
Vale de Almeida, 62 vjeç, do të jetë kreu i parë i delegacionit të BE-së në Britaninë e Madhe dhe në Irlandën e Veriut. Mandati i tij do të fillojë më 1 shkurt.