ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 42 minutes ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 3 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 3 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 3 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mbreti Charles vizitë në Kanada në shenjë mbështetjeje për vendin që Trump synon ta bëjë shtetin e 51 të SHBA

albnews by albnews
26 May, 2025
in Bota, UK
0
Mbreti Charles vizitë në Kanada në shenjë mbështetjeje për vendin që Trump synon ta bëjë shtetin e 51 të SHBA
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mbreti Charles ka udhëtuar drejt Kanadasë për një vizitë që synon të tregojë mbështetjen e tij ndaj vendit që e njeh si kreun e shtetit, ndërkohë që Kanadaja ndodhet nën presionin e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka shprehur dëshirën për ta bashkuar atë me Shtetet e Bashkuara si shteti i 51-të.

Me ftesë të kryeministrit të sapozgjedhur të Kanadasë, Mark Karni, Mbreti Charles do të marrë pjesë të martën, në hapjen zyrtare të sesionit të ri parlamentar në Otavë, ku do të mbajë fjalimin tradicional të hapjes, një akt që nuk është bërë nga asnjë monark britanik që prej 68 vitesh, që kur e kishte bërë për herë të fundit nëna e tij, Mbretëresha Elizabeta.

RelatedPosts

Socialistët evropianë do ta përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

Monarku 76-vjeçar, i cili ndodhet ende nën trajtim për kancer, ka reduktuar angazhimet zyrtare, dhe kjo vizitë dyditore nënvizon përkushtimin e tij ndaj Kanadasë, një prej vendeve të Commonwealth-it ku ai mban pozitën e kryetarit të shtetit.

Ndërkohë, Donald Trump ka shprehur disa herë dëshirën për të aneksuar Kanadanë, ide të cilës i është kundërvënë fuqishëm kryeministri Karni.

“Kanadaja nuk është në shitje dhe nuk do të jetë kurrë,” deklaroi javën e kaluar ambasadori kanadez në Mbretërinë e Bashkuar, Ralph Goodale. “Mbreti, si kreu i shtetit, do të përforcojë qartë këtë mesazh,” shtoi ai.

Në muajt e fundit, Mbreti Charles ka treguar publikisht mbështetjen e tij për Kanadanë, duke mbajtur medalje kanadeze, duke e quajtur veten “mbret i Kanadasë” dhe flamurin kanadez “një simbol krenarie dhe admirimi që nuk shuhet kurrë”.

Megjithatë, ai përballet me një situatë të ndjeshme politike, pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Kir Starmer, po përpiqet të ruajë marrëdhënie të qëndrueshme me Trump-in, sidomos për çështje si lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet tregtare.

Gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, Starmer e përmendi ftesën e Mbretit për një vizitë të dytë zyrtare të Trump-it në Britani, një veprim që vetë presidenti amerikan e ka vlerësuar, pasi ka lavdëruar shpesh familjen mbretërore britanike.

Megjithatë, ky gjest ka shkaktuar pakënaqësi në Kanada, sipas kryeministrit Karni.

Vizita e Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Kamila është e para në ish-koloninë britanike që prej shtatorit 2022, kur ai mori fronin. Sot, çifti mbretëror do të vizitojë një park të madh në Otavë dhe do të takojë shitës ambulantë dhe artistë, sipas njoftimit të Pallatit të Buckinghamit.

Më pas, Mbreti do të japë simbolikisht sinjalin për nisjen e një ndeshjeje hokeji dhe do të mbjellë një pemë në një pjesë tjetër të qytetit.

Kjo do të jetë hera e tretë në histori që një monark mban “Fjalimin nga Froni” në Senatin kanadez, me të cilin shpallet hapja e punimeve të parlamentit.

Karl dhe Kamila do të mbërrijnë në Senat me karrocë mbretërore dhe të shoqëruar nga 28 kalorës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result